Telegrafi

Zbulohet identiteti i atentatorit të Stambollit, emri i koduar është Abu Muslim Horasani

Identiteti i terroristit që bëri masakrën me 39 të vrarë, natën e ndërrimit të viteve në Stamboll të Turqisë, është zbuluar.

Është kjo deklarata e ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Emri i tij i koduar është Abu Muslim Horasani dhe është një “vrasës profesionist”, i cili është në gjendje të ndërhyjë në shërbimet e inteligjencës.

Deri më tani 40 persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve për masakrën.

Gjithçka ndodhi në Reina, një klub nate në lagjen Ortakwj (Ortaköy) të Stambollit ku vdiqën 39 persona, mes tyre një polic si dhe u regjistruan 69 të plagosur nga sulmi terrorist. /noa.al