Site icon Telegrafi

Zbulohet hoteli ku do të qëndrojë Përfaqësuesja e Kosovës

Federata e Futbollit e Turqisë ka zbuluar itinerarin e ekspeditës së Kosovës, për ndeshjen e 12 nëntorit.

Sipas tyre, Kosova aterron në aeroportin e Stambollit më 7 nëntor, kurse nga ora 17:00, me një aeroplan privat do të fluturojë drejt Antalyas, shkruajnë mediat turke.

Kosova do të vendoset në hotelin Belek Regnum Carya Golf & Spa, që ndodhet 43 kilometra larg qendrës së Antalias dhe rreth 40 kilometra nga stadiumi Antalya Arena, ku luhet ndeshja.

Kosova do të kërkojë fitoren e parë në grup pas dy humbjeve kundër Kroacisë dhe Ukrainëss dhe barazimit kundër Finlandës.

 

Exit mobile version