Site icon Telegrafi

Zbulohet gruaja me të cilën Tommy Fury thuhet ta ketë tradhtuar Molly-Mae Hague

Yjet e “Love Island”, të dy 25 vjeç, befasuan fansat kur njoftuan se po i jepnin fund lidhjes së tyre pesëvjeçare.

Ish-çifti u takua në programin ITV në vitin 2019 dhe ndajnë së bashku vajzën njëvjeçare, Bambi.

Që nga ndarja, janë raportuar thashetheme të ndryshme, duke përfshirë pretendimet se Tommy nuk jeton më në shtëpi dhe se ai dyshohet se e ka tradhtuar atë ‘shumë herë’.

Milla Corfixen

Më parë ishte thënë se Molly-Mae ‘i tha se kishte tradhtuar me një grua daneze që e kishte takuar ndërsa ishte në Maqedoni’.

Lexo po ashtu U nda me partneren pas pesë vitesh së bashku, Tommy Fury mohon ta ketë tradhtuar

The Sun pretendoi se ylli i “Pretty Little Thing” nuk donte ta besonte, por kur ajo u përball me të, ai ‘nuk e mohoi’.

U ndanë pas pesë vitesh së bashku

Gruaja në qendër të thashethemeve tani është shfaqur, duke këmbëngulur se ajo nuk e ka puthur Tommy në një klub në Maqedoni dhe se ai ishte ‘një zotëri i vërtetë’.

“Nuk e di se çfarë ka bërë, por dikush tjetër duhet ta ketë puthur. Unë kam të dashur”.

Tommy Fury

Ajo i tha The Sun se fillimisht e takoi Tommy-n me rojet e tij të sigurisë dhe miqtë e tij “por nuk foli me të”.

Milla Corfixen tha: “Ne nuk bëmë asnjë foto me Tommy. Unë nuk iu afrova atij. E pashë atje, por nuk ishim bashkë dhe nuk fola me të”. /Telegrafi/

Kanë bashkë një vajzë
Exit mobile version