Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar gropën më të thellë nënujore në botë, që gjendet nën Detin e Kinës Jugore, por që askush nuk e di se çfarë gjendet brenda saj.
Transmetuesi publik i Kinës, raporton se gropa e quajtur “Gropa e Dragoit” është rreth 305 metra e thellë, dhe e gjithë kjo hapësirë është kryesisht pa oksigjen, që do të thotë se nuk ekzistojnë kurrfarë gjasash që të mbijetohet në thellësinë mbi 100 metra, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë bërë të ditur se kanë kaluar më shumë se një vit duke eksploruar hapësirën përreth gropës nënujore, duke përdorur robot special me kamera, të cilët kanë zbuluar 20 lloje peshqish në pjesën e sipërme të gropës.
Ata gjithashtu kanë analizuar nivelin jo normal të ujit, temperaturën dhe thellësinë. /Telegrafi/