Sipas arkeologut George Nash, bëhet fjalë për një gërvishtje të bërë nga njerëzit e lashtë, në një prej shpellave në Uellsin perëndimor, fakt ky që vërteton se ato jetonin në këto zona që në “Epokën e Akullnajave”. Sipas Nash, gërvishtja është realizuar përmes një guri stralli, ndërsa shenja e lënë në shpellë është një skemë jo shumë e qartë.
Arkeologu Nash rrëfen se këtë zbulim e ka bërë në Shtator të vitit 2010, gjatë një ekspedite me studentët e tij në këto shpella. /Telegrafi/