Telegrafi

Zbulohet gjinia e foshnjës së dytë të Kylie Jenner?

Kylie Jenner duket se la të nënkuptohej për gjininë e foshnjës së saj në një fotografi të re.

Postimi i ri i 24-vjeçares ka bërë fansat të mendojnë se ylli dhe i dashuri i saj, Travis Scott, janë në pritje të një djali.

Ajo bëri një postim në InstaStory të mërkurën duke shfaqur një sedilje blu brenda një makine.

Kylie Jenner (Foto: Instagram)

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka bërë fansat të besojnë se kjo i referohet gjinisë së foshnjës së dytë.

Kylie ndërkohë në shtator njoftoi se është në pritje të fëmijës së dytë me reperin pas disa spekulimeve që qarkulluan në rrjet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylie Jenner

Që ku u zbulua shtatzënia e Jenner, ndjekësit e përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë të zëshëm në lidhje me atë që do të sjellë.

Kylie Jenner (Foto: Instagram)

Themeluesja e Kylie Cosmetics nga ana tjetër ka edhe një vajzë të quajtur, Storm, nga lidhje me artistin.

Ajo erdhi në jetë në vitin 2019.

Kylie dhe Travis këto vite kanë qenë shumë të përfolur në tabloidet ndërkombëtare për uljet dhe ngritjet që kishin në marrëdhënien e tyre disavjeçare. /Telegrafi/

Kylie Jenner (Foto: Instagram)