Telegrafi

Zbulohet gjeni përgjegjës për sulmet në zemër

Shkencëtarët gjatë kohës së studimit kanë vërejtur fibrilacion idiopatik të ventrikulit, një çrregullim i ritmit të zemrës deri tash jo aq i njohur dhe i pashpjegueshëm.

Personat që vuajnë nga ky çrregullim ndjejnë kontraksione të shpejta të muskulit të zemrës, të cilat e bllokojnë funksionimin normal të saj dhe ngopjen e qelizave, që sjell edhe te sulmi në zemër.

Nëse çrregullimi nuk vërehet dhe shërohet me kohë, truri ngadalë do të fillojë të marrë më pak oksigjen se sa është i nevojshëm, që në fund do të rezultojë me një vdekje të papritur.

Çdo i katërti nga personat të cilët vuajnë nga kjo formë e këtij defekti të trashëguar gjenetik, më së shpeshti vdesin para moshën 50-vjeçare të jetës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se për këtë çrregullim është përgjegjës një fragment i kromozomit 7q36.