Prodhuesi italian i super-veturave Alfa Romeo, e ka shtyrë për më vonë lansimin e modelit Stelvio.
Pa dhënë detaje shtesë, është thënë se kjo veturë do të del në shitje në fund të vitit, transmeton Telegrafi.
Por ndjekësit e veturave të reja, i kanë rënë në gjurmë teksa ishte në testim, dhe e kanë fotografuar modelin e ri i cili ishte komplet i mbuluar.
Pos xhamave, Stelvoi ishte i tëri me shtresa kamuflazhi, në mënyrë që të mos zbulohet asgjë.
Megjithatë, format e tavanit duket se kanë mbetur të paprekura, si dhe pjesa e grillit, ndërsa nuk dihet çfarë linja do të ketë në pjesët anësore dhe në dyer. /Telegrafi/