Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina, ka luajtur 90 minuta me ekipin U23 të Ipsëichit kundër Sheffield Unitedit.
Lojtari nuk është ftuar te Kosova shkaku i një gripi, ndërsa edhe FFK e kishte lajmëruar si mungesë shëndetësore.
Të martën lojtari luajti për ekipin anglez gjatë gjithë ndeshjes, ku fituan 3-2.
Lojtari nuk ka ardhur te Kosova për dy ndeshjet me Kroacinë dhe Finlandën.
Celina kishte kërkuar nga FFK-ja që të mos ftohej në përfaqësuese për shkak të një virusi, i cili nuk e ndali që të paraqitet për klubin anglez.
FULL-TIME | Town U23s 3 @SUFC_tweets 2.
Celina's late penalty miss not crucial as #itfc hold on for all three points. pic.twitter.com/Kqs0buQ5Q9
— I(P)SWICH TOWN (@IpswichTown) August 29, 2017