Telegrafi

Zbulohet garazhi ku thahej kanabis në Krujë (Video)

Në bazë të informacioneve të marra nga policia, mbrëmjen e djeshme në Krujë u zbulua një garazh i përshtatur si ambient për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, në pronësi të Emerlla Stafa 51 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u konstatua se kishte përshtatur një garazh si ambient për tharjen dhe përpunimin e lëndëve narkotike kanabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan rreth 300 bimë narkotike në proces tharje, rreth 5 kg lëndë narkotike kanabis sativa e thatë dhe një pushkë model 56, gjysmë automatike.

Stafa u arrestua në kushtet e flagrancës, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./noa.al/