Site icon Telegrafi

Zbulohet gabimi që bëri Barcelona kur tentoi të transferonte Mbappen nga Monaco

Dokumentari ‘Në gjurmët e Mbappes’ nga Movitar + shpjegon detajet e vendimit të Barcelonës për të mos nënshkruar me një të ri si Kylian Mbappe për të zëvendësuar Neymar dhe për të formuar një sulmues që mund të kishte qenë legjendar së bashku me Leo Messin dhe Luis Suarez.

“Unë flas me Barcelonën dhe i informoj ata se kam numrin e telefonit të babait të Mbappes, në mënyrë që ta telefononi dhe të organizoni një takim. Lojtari është i gatshëm të shkonte në Barcelonë dhe të flasë”, shpjegoi Josep Maria Minguella, i cili në Barça ka qenë përkthyes, këshilltar transferimesh dhe dy herë kandidat për president.

“Kaluan dy ditë dhe askush nuk telefonoi. Pastaj isha unë ai që thirra drejtpërdrejt babanë e Mbappes. Ai m’u përgjigj me shumë dashamirësi dhe më tha se ‘nuk kishim menduar kurrë për Barçën. Me Messin, Suarez dhe Neymar kuptuam se nuk kishte vend për djalin tim. Tani që Neymar po largohet, do të jetë një iluzion për ne që djali ynë mund të luajë përkrah këtyre lojtarëve në një klub kaq prestigjioz’. Unë i thashë atij ‘mos u shqetëso, ata do ta thërrasin dhe takimi do të bëhet’. Nuk munda ta bindja askënd te Barça që të telefononte babain e Mbappes për të filluar këtë takim”, shpjegon ai në Movistar +.

Lexo po ashtu Mbappe i lë 'gojë hapur' fansat me fjalimin e tij në intervistën e fundit

Djali i Josep Maria Minguella konfirmoi se Mbappe i tha “po” Barcelonës pavarësisht lidhjes së tij emocionale me Real Madridin: “Nga ana e familjes ata ishin shumë të qartë. Ata po flisnin me Real Madridin. Ata kurrë nuk e fshehën që Kylian si fëmijë ai ishte një admirues i Zidanes dhe ai e pëlqente shumë Real Madridin, por përtej kësaj ata panë opsionin për të pasur sukses në Barcelonë”.

Josep Maria Minguella Sr foli për justifikimin që i dhanë atij te Barcelona për të përjashtuar nënshkrimin e Kylian Mbappe: “Shpjegimi që ata më dhanë për mos nënshkrimin e Mbappes ishte se për sistemin e ekipit opsioni i Ousmane Dembeles përshtatej më mirë se ai Mbappes”.

Në verën e vitit 2017, Barcelona nënshkroi Dembelen. PSG sapo kishte marrë Neymar duke paguar 222 milionët dhe Barça përfundoi duke paguar 105 milionë euro (plus bonuse) për Borussia Dortmund për Dembelen.

Josep María Minguell Jr. konfirmoi se “ekonomikisht do të kishte qenë më lirë për ne të sillnim Mbappen sesa Dembelen, por trajnerët konsideruan se Ousmane kishte një profil më ekstrem dhe se ai do të plotësonte më mirë Messin dhe Coutinhon”.

“Për mendimin tim, dhe e thashë në atë kohë, ata bënë një gabim që shënon 10 vjet në historinë e klubit”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version