Historia e qenit të racës Akita Inu u bë e famshme në të gjithë botën përmes librave dhe filmave, mes të cilëve ai me titull ‘Hachiko, miku yt më i mirë’, i interpretuar nga Richard Gere, në 2009.
Hachiko u kthye në simbol të besnikërisë për faktin se pas vdekjes së papritur të të zotit të tij, profesor Hidesaburo Ueno, shkoi për çdo ditë, 10 vjet rresht në stacionin e Shibuya, duke pritur që ai të vinte.
Dhe aty ngordhi, i rrethuar gjithmonë nga njerëz të shumtë, që të prekur nga besnikëria e tij, i çonin për të ngrënë.
Në vitin 1934 Hachikos ju kushtua një statujë bronzi pikërisht në stacionin hekurudhor që e bëri të famshëm.