Telegrafi

Zbulohet fanella e re e Juventusit – dizajn më ndryshe dhe ngjyra rozë prezent

Janë publikuar disa foto të fanellave të reja të Juventusit, që do t’i bartë në edicionin 2019/2020.

Fotot janë zbuluar nga sajti i njohur ‘footyheadlines’.

Në fotot e bëra publike së fundmi dallohet qartazi që dizajni i fanellës së parë të kampionëve të Italisë ka pësuar një ndryshim rrënjësor.

Fanella është ndarë në dy pjesë, njëra e bardhë dhe tjetra e zeza.

Në hapësirën midis tyre është vendosur një shirit ngjyrë rozë, detaj tepër interesant, pasi kjo ngjyrë nuk shfaqej në fanellat e Juventusit prej tri sezonesh.

Sa i përket fanellave të dyta pritet të jetë e kaltër me ngjyrë të verdhë.

Juventusi e ka fituar titullin në tetë vite radhazi në Serie A./Telegrafi/