Janë publikuar disa foto të fanellave të reja të Juventusit, që do t’i bartë në edicionin 2019/2020.
Fotot janë zbuluar nga sajti i njohur ‘footyheadlines’.
Në fotot e bëra publike së fundmi dallohet qartazi që dizajni i fanellës së parë të kampionëve të Italisë ka pësuar një ndryshim rrënjësor.
Fanella është ndarë në dy pjesë, njëra e bardhë dhe tjetra e zeza.
Në hapësirën midis tyre është vendosur një shirit ngjyrë rozë, detaj tepër interesant, pasi kjo ngjyrë nuk shfaqej në fanellat e Juventusit prej tri sezonesh.
Sa i përket fanellave të dyta pritet të jetë e kaltër me ngjyrë të verdhë.
Juventusi e ka fituar titullin në tetë vite radhazi në Serie A./Telegrafi/