Policia nigeriane ka arritur të shpëtojë 19 vajza të reja që ishin shtatzënë si dhe gra të moshave të ndryshme që ishin rrëmbyer, përdhunuar dhe detyruar me forcë të lindin fëmijë, me qëllim që rrëmbyesit më pas të mund t’ua shesin të tjerëve.
Zëdhënësi i policisë Bala Elkanës, ka deklaruar se gratë dhe katër foshnja janë shpëtuar në katër lokacione të ndryshme në rajonin e Lagosit, transmeton Telegrafi.
Viktimat e të ashtuquajturës “fabrika e bebeve” janë me prejardhje kryesisht nga lindja e Nigerisë, që ishin dërguar në Lagos duke i gënjyer dhe premtuar se do të punësohen.
Në aksionin e policisë janë arrestuar dy persona, ndërsa në arrati janë edhe disa tjerë. Në anën tjetër Elkana ka deklaruar se foshnjat ishin shitur për shuma të ndryshme nga 830 deri në 1,400 dollarë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=I3JeVctqwV8