Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të parë.
Fëmija ka lindur para dy javësh, mirëpo e kanë mbajtur lajmin të fshehtë, njofton revista People.
Por, sot mediat raportojnë se modelja 32-vjeçare lindi një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Lea de Seine Reine Shayk Cooper, transmeton Telegrafi.
“Ata janë shumë të emocionuar dhe ndjehen të bekuar”, ka thënë një burim për E! News.
Bradley dhe Irina u larguan me vajzën e tyre të porsalindur gjatë fundjavës për një shëtitje rreth Venecia Beach të Kalifornisë. /Telegrafi/