Barcelona ka konfirmuar tashmë zyrtarisht se lojtari i infektuar me coronavirus është mbrojtësi Jean-Clair Todibo.
Gjatë ditës u bë lajm sensacional konfirmimi i infektimit të një anëtari të skuadrës së parë të Barcelonës.
Megjithatë, nuk kishte të thëna të mjaftueshme rreth lojtarit të infektuar me Covid-19 dhe i gjithë spektri sportiv ishte skeptik ta dinte këtë.
Por, nuk ka vonuar shumë dhe Barcelona, së bashku me vet lojtarin kanë konfirmuar emrin e të infektuarit.
We hope you recover soon and see you again on the pitch! 💪
Todibo reports that he has tested positive for Covid-19 https://t.co/PmJm6WrPjo
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 12, 2020
“Shpresojmë të rikuperoheni së shpejti dhe t’ju shohim përsëri në fushë! Biceps fleksibël”.
“Todibo raporton se ai ka testuar pozitiv për Covid-19”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Mbrojtësi ishte kthyer te Barca për stërvitje para-sezonale pas përfundimit të huazimit të tij në Schalke, por nuk është pjesë e skuadrës së tyre për ndeshjet e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/