Site icon Telegrafi

Zbulohet emri i koduar i terroristit që kreu masakrën e mbrëmjes së Vitit të Ri në Turqi

Autoritet turke kanë identifikuar autorin e masakrës së mbrëmjes së Vitit të Ri në Stamboll.

Ka qenë ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, i cili tregoi për zhvillimi më të fundit rreth tragjedisë në klubin e natës, Reina ku mbrëmjen e 31 dhjetorit humbën jetën 39 persona.

Ai njoftoi këtë zhvillim të rëndësishëm të hetimeve për gjetjen e autorit të sulmit, por pa e bërë publik emrin e të shumëkërkuarit dhe pa sqaruar kombësinë e tij.

Ndërkohë e përditshmja turke, Yeni Safak ka zbuluar emrin e koduar të të shumëkërkuarit. Ai është “Abu Muslim Horasani” dhe është cilësuar si një “vrasës profesionist”.

Sipas kësaj gazete, përcjell bw, ai është i huaj dhe ka mbërritur në Turqi së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët 15 ditë para tragjedisë së 31 dhjetorit. Tre ditë para së të hynte në veprim ai dërgoi bashkëshorten në pjesën qendrore të Anadollit.

Po sipas turkes, Yeni Safak terroristi ndërroi tetë taksi para së të arrinte në klubin e natës, Reina.

Ai mbante në dorë dy çanta, një të madhe, ku mbante të fshehur automatikun me të cilin kreu masakrën dhe një më të vogël.

Çanta më e vogël, brenda të cilës policia gjeti celularin mbeti në taksinë e fundit që moti vrasësi para se të arrinte në klubin e natës.

Exit mobile version