Telegrafi

Zbulohet emri i djalit të dytë të Rihannas dhe ASAP Rockyt

Foto: Screenshot/Instagram

Emri i pazakontë i fëmijës së dytë të Rihannas me ASAP Rocky është zbuluar një muaj pasi këngëtarja lindi.

Krijuesja e hitit “Lift Me Up”, 35 vjeçare dhe reperi, 34 vjeçar, e kanë quajtur djalin e tyre, Riot Rose Mayers, raporton The Blast, transmeton Telegrafi.

Emri mund të jetë një shenjë delikate për këngën e ASAP, “Riot”, e cila u publikua në korrik.

Ai favorizon shkronjën “R”, pasi çifti e pagëzuan djalin e tyre të parë, të lindur në maj 2022, RZA Athelston Mayers.

Lexo po ashtu Rihanna rikthehet në punë pak javë pasi u bë nënë për herë të dytë - prezanton bashkëpunimin me Puma

Sipas certifikatës së lindjes, Rihanna lindi më 1 gusht 2023, në spitalin Cedar Sinai në Los Angeles në orën 7:41 të mëngjesit.

Autorja e këngës “Diamonds” zgjodhi një gjinekolog, Thais Aliabadi, i cili ishte paraqitur më parë në “Keeping Up With The Kardashians”.

Aliabadi ndihmoi gjithashtu të lindte Noor Alfallah, 29 vjeçare, partneren e aktorit Al Pacino, 83 vjeçar.

Fituesja nëntë herë e “Grammy”-t e mbajti të fshehtë shtatzëninë e dytë deri në shfaqjen e saj të pjesës së parë të “Super Bowl 2023” në shkurt. /Telegrafi/