Në opservatorin optik astronomik Nacional në Tuscon, Arizona, i cili edhe e zbuloi këtë planet, theksojnë se masa e planetit Kepler 21b është rreth 10 herë më e madhe se ajo e planetit tonë, e rezja e tij është vetëm 1.6 herë më e madhe se ajo e Tokës.
Planeti i ri ka yllin i cili vetëm pak më i nxehtë dhe pak më i madh se Dielli i Tokës, edhe pse është dukshëm më i ri se Dielli ynë. Kepler 21b është tepër shumë afër yllit kështu që është tepër nxehtë për të pasur ujë të rrjedhshëm, që është gjëja më e rëndësishme për jetesë. Edhe pse planeti është i larguar 6 milion kilometra nga ylli nxehtësia e tij është 2,960 shkallë celsius, sipas matjeve shkencore. Toka është e larguar nga Dielli 150,000,000 kilometra. /Telegrafi/