Duket se në Nigeri është shfaqur edhe një variant i ri i coronavirusit, ka bërë të ditur sot kreu i Qendrave afrikane për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve John Nkengasong, duke shtuar se duhet kryer hetime më të detajuara.
Siç raporton AP, është një variant tjetër për dallim nga ai në Britani të Madhe dhe Afrikën e Jugut, ka thënë Nkengasong para gazetarëve, transmeton Telegrafi.
Ai ka theksuar se qendra nigeriane për kontrollin e sëmundjeve në Afrikë dhe qendra për sëmundje ngjitëse në këtë vend, do të analizojnë një numër të caktuar të mostrave.
“Na jepni pak kohë… është shumë herët”, ka shtuar eksperti nigerian.
Kujtojmë që kontinenti i Afrikës ka të regjistruar mbi 2.5 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, apo 3.3 për qind të rasteve globale. /Telegrafi/