Telegrafi

Zbulohet e vërteta rreth fotografisë së djalit “trashaluq” të milionerit kinez, duke realizuar një goditje këndi për klubin e babait të tij

Një imazh që është bërë viral në të cilin shihet djali i një kryetari milioneri duke luajtur për ekipin e China League One, Zibo Cuju nuk është ashtu siç duket.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fotografia, e cila është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, synon të tregojë djalin në mbipeshë të kryetarit duke realizuar një goditje këndore në fazat e fundit të një ndeshje midis Zibo Cujo dhe Shaanxi Chang’an.

Por, imazhi që qarkullon në mediat sociale është në fakt mbi dy vjeç.

Siç bëhet e ditur, mrekullueshëm tregon që aksioneri i Jilin Baijia, Xu Guangnan duke luajtur në League Two China në vitin 2019.

Fansat mund të jenë “mashtruar”, por kjo nuk i ndaloi ata të shijonin imazhin e pabesueshëm në rrjetet sociale.

Një komentoi: “Kjo është një lloj absolut i një mesfushori”.

Ndërkohë, kryetari i Zibo Cuju, He Shihua, ka shumë punë për të bërë brenda dhe jashtë fushës nëse dëshiron të mbajë skuadrën e tij në China League One.

Pas promovimit sezonin e kaluar, Zibo ka “duruar” një fillim makth në sezonin e ri, duke barazuar një dhe humbur katër nga pesë ndeshjet e tyre fillestare. /Telegrafi/