Koncerti i 2 Prillit në Bern i Tunës dhe Cozman bëri shumë bujë mediatike.
Këngëtarja nuk ishte e pranishme në koncert ku e demantoi këtë gjë përmes një postimi në Facebook, duke thënë se ajo nuk e ka pasur të planifikuar kurrë këtë datë.
Sot, ka reaguar pronari i clubit për Prive.al, i cili ka dërguar bisedat në Whatsapp dhe e-mail ku ka komunikuar me menaxhmentin e këngëtares.
Në bisedat e tyre shihet se Tuna ka qenë e rezervuar për këtë mbrëmje, madje për fotografinë e saj është kërkuar që të jetë më e madhe se e Cozman në poster.
Mungesa e saj në koncert është është arsyetuar me pretendimin se ajo nuk ka qenë mirë me shëndet, ndërsa atë natë ajo ka qenë e ftuar në një dasëm familjare ku edhe ka publikuar fotografi në Instagram.
Për më shumë mund të shihni bisedat e pronarit të clubit me menaxhmentin e Tunës.