Telegrafi

Zbulohet e vërteta e madhe dhe e hidhur: Sulmet në Irak krijuan ISIS-in

“Ekzistojnë shumë probleme në Irak, me të cilat sot po përballemi, dhe të cilat janë pasoja të vendimit katastrofal që të shpërbehet ushtria irakiane. Ky ka qenë gabim i madh u planifikimet për të ardhmen. Që gjërat të ishin ndryshe aso kohe, ndoshta edhe sot do të kishim rezultat krejtësisht tjetër”, ka thënë Hammond.

Të dhënat e shërbimeve informative për pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe në invazionin në Irak tregojnë se ky aksion ushtarak ka qenë shkas për formimin e Shtetit Islamik (ISIS).

Këto të dhëna i ka nxjerrë komisioni hetimor i udhëhequr sir John Chilcot, të dhëna këto që deri para dy ditësh ishin të klasifikuara si të dhëna sekrete shtetërore, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ajo që shkruhet në këto të dhëna i ka konfirmuar edhe ministrit britanik i Punëve të Jashtme, Philip Hammond.

Në dokumente hidhen pohimet e ish kryeministrit Tony Blair se ISIS-i është krijuar në kohën e luftës qytetare në Siri, e jo në Irak, kurse më pas theksohet se kjo organizatë terroriste është krijuar në kufijtë irakianë.

“Ekzistojnë shumë probleme në Irak, me të cilat sot po përballemi, dhe të cilat janë pasoja të vendimit katastrofal që të shpërbehet ushtria irakiane. Ky ka qenë gabim i madh u planifikimet për të ardhmen. Që gjërat të ishin ndryshe aso kohe, ndoshta edhe sot do të kishim rezultat krejtësisht tjetër”, ka thënë Hammond.

Ai ka konfirmuar se një numër i madh i ushtarëve të ish ushtrisë së Sadam Huseinit tash kanë rol qendror në hierarkinë e ISIS-it.

Në dokumentet e komisionit hetimor, ekzistojnë dokumente të cilat theksojnë se në vitin 2006 informatorët britanikë ishin shumë të brengosur për shkak të rritjes së lëvizjes xhihadiste sunite, e cila ishte përcaktuar për rrëzimin e presidentit Nuri al Maliki, shitit të mbështetur nga Perëndimi.

Më vonë, erdhi paralajmërimi për veprimin e Al Kaidas në Irak, e cila ishte vlerësuar si organizata me një numër të madh të sulmuesve vetëvrasës.

Fakti kryesor, të cilin Blair e injoroi në raportin nga viti 2003, kur informatorët theksonin se ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme që koalicioni i forcave në Irak nuk do të perceptohet edhe për kohë të gjatë si forcë çlirimtare, si dhe të gjithë motivet duhet që të shihen me dyshim të madh.