Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në Twitter, një fotografi të rreme ku shihet ai duke dekoruar me medaljen e nderit qenin Conan që mori pjesën në operacionin ushtarak për kapjen e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.
Por, fotografia është modifikuar nga Daily Wire, një ueb-faqe konservatore që ka ndryshuar versionin origjinal, ku shihet Trump duke dekoruar me medaljen mjekun e pensionuar të ushtrisë James McCloughan gjatë vitit 2017, për faktin se ua kishte shpëtuar jetën dhjetëra personave gjatë luftës në Vietnam, shkruan New York Times, transmeton Telegrafi.
AMERICAN HERO! pic.twitter.com/XCCa2sGfsZ
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 30, 2019
Medalja e nderit është dekorata më prestigjioze ushtarake që u jepet zakonisht ushtarakëve për veprimet e jashtëzakonshme në beteja, dhe në tentim për të shpëtuar jetë njerëzish.
Në fotografinë e publikuar në Twitter nga presidenti amerikan, koka e McCloughan është zëvendësuar me atë të qenit që në media po apostrofohet si “Conan”.
Kur Trump e postoi fotografinë për herë të parë gjatë të martës, ai tha se fotografia është e deklasifikuar, por jo edhe emri i tij.
Thank you Daily Wire. Very cute recreation, but the “live” version of Conan will be leaving the Middle East for the White House sometime next week! https://t.co/Z1UfhxsSpT
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 31, 2019
E të mërkurën ai madje konfirmoi se emri i tij është Conan dhe se pritet të niset nga Lindja e Mesme për në SHBA, ku gjatë javës së ardhshme do të jetë “vizitor” në Shtëpinë e Bardhë.
McCloughan nuk kishte mundur të ndalet se qeshuri kur New York Times ia tregoi dy fotografit. “Qentë ushtarakë janë shumë inkurajues”, tha ai me një dozë humori. /Telegrafi/