Futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, ka kohë që po shijon jetën private.
Ai nuk u ftua në ndeshjen e kombëtares shqiptare, por po shijon maksimalisht jetën private.
Taulanti ka zbuluar vetëm një shkronjë nga personi i zemrës së tij, që është shkronja “N”, por tash është zbuluar emri i saj.
Ajo është Arbnora, një emër jo i njohur në skenën e shoubizit, por një bukuroshe e vërtetë, që ai si duket i është referuar shkurt si Nora kur publikonte vetëm shkronjën “N”.
Së fundmi çifti qëndroi në Milano, ku ata kaluan momente private pa publikuar postime në rrjetet sociale.
Mbetet të shihet nëse Taulanti do të ndjekë hapat e Granitit për të kurorëzuar dashurinë me një fejesë.
Taulanti u spekulua më parë për një lidhje me emra të njohur të skenës muzikore shqiptare. /Telegrafi/