Site icon Telegrafi

Zbulohet e dashura e Taulant Xhakës, kapet në flagrancë me aktoren e “Top Channel” (VIDEO)

Mbesa e motrave Inis dhe Ingrit Gjoni mesa duket është e dashura e re e Taulant Xhakës. Dy vite pas ndarjes nga e fejuara Dorina Podrimja, Taulant Xhaka ka një të dashur tjetër në krah.

Bëhet fjalë për Anais Likën, aktoren e spektaklit “E diell” në “Top Channel”, e cila siç raporton suplementi “Bluetooth”, është parë në krah të futbollistit gjatë së premtes dhe ka flirtuar me të.

Në festën e organizuar për nder të djemve të Kombëtares shqiptare të futbollit, thuhet se Taulanti është shoqëruar me aktoren.

“Bluetooth” shkruan se ata janë parë edhe të kapur përdore. Në një video të postuar nga një prej miqve të Xhakës, dyshja shihet në makinën e Likës teksa dëgjojnë muzikë dhe argëtohen. Thuhet se Ana dhe Taulanti janë larguar së bashku nga club-i ku po zhvillohej festa.

Exit mobile version