Neymar dhe Kylian Mbappe pritet të qëndrojnë edhe për një sezon te skuadra franceze, Paris Saint-Germain.
Javëve të fundit ka pasur shumë paqartësi për të ardhmen e dyshes sulmuese, Neymar dhe Kylian Mbappe, por ata pritet të qëndrojnë në PSG për të paktën edhe një sezon tjetër.
Të prirur për t’i dhënë fund zhgënjimeve të klubit në Ligën e Kampionëve në dy vitet e fundit, plani dyshes sulmuese është të mbeten në kryeqytetin francez.
Sipas mediumit francez Telefoot, Neymar nuk dëshiron të largohet para se të arrijë këtë objektiv të madh evropian dhe se ai nuk ka asnjë problem me trajnerin Thomas Tuchel.
Sa për Mbappe, mediumi TF1 raporton se 20-vjeçari kërkon që ekipi të bëjë lëvizje në tregun e transferimeve për të përmirësuar skuadrën.
Francezi shpreson të ketë më shumë rol dhe përgjegjësi në Parc des Princes edhe komentet e tij të fundit janë interpretuar nga disa si një thirrje për një kontratë të re.
Për Neymar dhe Mbappe skuadrat e interesuara kanë qenë Real Madridi, Barcelona dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/