Goditen dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike në Tepelenë, duke vënë në pranga dy persona.
Gjatë pasdites së djeshme u kurorëzua operacioni policor i koduar “Lekli”.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore se Hajri Pushi dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Lekël, Tepelenë u ushtrua kontroll.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në një godinë që përdorej për të mbajtur vegla pune, në një ambient të përshtatur u gjetën dy bidona plastik, brenda të cilëve kishte lëndë narkotike.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 31 kilogramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Kjo çoi në arrestimin e Hajri Pushi, 58 vjeç, banues në fshatin Lekël, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Gjithashtu po dje u arrestua Muhamet Kika, 58 vjeç, banues në fshatin Arrëz e Vogël, Memaliaj.
Arrestimi i tij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e tij në fshatin Arrëz e Vogël, Memaliaj, në tavanin e shtëpisë iu gjet një thes me ngjyrë të zezë, brenda të cilit kishte lëndë narkotike.
Pesha totale e lëndës ishte 5 kilogramë kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndaj të dyja rasteve materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.