Telegrafi

Zbulohet drogë në autobusin e linjës Prishtinë – Mynih

Policia theksoi se droga u zbulua, pas ndalimit të autobusit në afërsi të Rosenheim, me ç`rast gjatë kontrollit tek emigranti 33 vjeçar është gjetur droga.

Ai ka pranuar se kishte blerë drogën në Prishtinë dhe kishte për qëllim që ta shiste në Gjermani, ku po qëndronte me punë dhe vendqëndrim të rregulluar, transmeton INA.

33 vjeçari menjëherë është prangosur dhe se ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit me akuzën për trafikim të lëndës narkotike. Gjatë këtij kontrolli të autobusit, policia gjermane ka gjetur edhe një sasi cigaresh, të cilat janë konfiskuar. /Telegrafi/