Fokus ka përvetësuar dokumentin (dëshminë) me të cilin kryetari i Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski, gjoja ka ndikuar në punën e gjykatësit Ivan Xholev, për çka prap Xholev, para 9 ditëve ka dorëzuar padi penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në padi theksohen vërejtjet nga kryetari Xholev, që ka kërkuar për të pasur qasje në mënyrë të paligjshme në hetimin që e udhëheq. Në mënyrë të veçantë, Xholev ka vepruar pas hetimit të lëndës, si një gjykatës hetues, ku ka marrë një njoftim me shkrim nga Pançevski, që bazohet në kompetenca ligjore dhe procedura, ku ka kërkuar nga trupi gjykues të veprojë në mënyrë të paligjshme dhe të heq dorë nga lënda dhe ta zhvendos në një shtet tjetër, por edhe të ndikojë deri te të dëmtuarit për të ndryshuar deklaratat, në dëm të tyre. /Telegrafi/