Telegrafi

Zbulohet dizajni i ri i fanellave të Kosovës (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në ndeshjet e radhës kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” do të ketë fanella pak më ndryshe se ato me të cilat u paraqit ndaj Finlandës.

Kompania me të cilën FFK-ja ka kontratë, “Kelme” ka bërë ndërhyrjet e nevojshme të kërkuara nga shtëpia e futbollit kosovar.

Lexo po ashtu Bunjaku befason me deklaratën për Januzajn, ende ka shpresa

Janë tri palë fanella. Të kaltra, të verdha dhe të bardha, zbulon Gazetashehi.

Ende nuk është vendosur se me cilat fanella do të luajë Kosova në ndeshje me Kroacinë.