Skeleti i Dreadnoughtus schrani, është më i kompletuari deri më tash i këtij lloji, me 70% të eshtrave të gjetur, përfshirë edhe kokën.
Ky dinozaur peshonte 65 ton, që është më shumë se një aeroplan Boeing 737-900, apo dhjetëra elefantë nga Afrika.
Dr Keneth Lacovara, që është duke kryesuar këtë hulumtim, ka thënë se ‘kemi të bëjmë me një gjetje gjigante”.
“Fakt interesant është se gjetjet e këtij super dinozaur, tregojnë se kemi të bëjmë me një krijesë që ende nuk ishte rritur” ka thënë Dr Lacova duke shtuar se kafsha ishte vegjetarian.
Ky super dinozaur hapë një dritare të re, në hulumtimin e kafshëve të mëdha të lashtësisë, që kanë shkelur më parë në tokë./Telegrafi/