Deri më tani janë zbuluar diamante të ndryshëm nëpër botë, por jo edhe të këtij lloji që është gjetur në Siberi – ku brenda diamantit gjendet një diamant tjetër që lëviz lirshëm.
Megjithatë një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe më parë gjatë nxjerrjes së diamanteve, e ky zbulim ka ndodhur në fushën Nakinsko në Saji, transmeton Telegrafi.
Vjetërsia e diamantit vlerësohet të jetë rreth 800 milionë vite, peshon 0,122 dhe ka një madhësi prej 4,8x,4,0×2,8mm.
Shkencëtarët konsiderojnë se fillimisht ishte formuar diamanti i brendshëm, e i jashtmi është shfaqur më vonë. /Telegrafi/