Telegrafi

Zbulohet Denisovan, pararendësi i panjohur i njeriut

Një kockë gishti e 30 mijë viteve më parë hap një kapitull të pazakontë në historinë evoluese të njeriut. E gjetur në një gropë të Siberisë duket se i takonte një vajze që nuk i përkiste linjës evoluese të njeriut modern e as atij të Neanderthal, por ishte pjesë e një grupi deri tani të panjohur i pararendësve të njeriut, të cilët me shumë mundësi kanë jetuar në Azi, raporton ikub.

Bëhet fjalë për një lloj, që dallon nga pema jonë gjenealogjike, e njohur si "Denisovan”. Duke krahasuar gjenin e Denisovanit (veç gishtit në gropë ishte i pranishëm edhe një dhëmb që i takonte të njëjtës popullsi), me atë të Neanderthalit dhe njeriut modern, kërkuesit kanë zbuluar se bëhet fjalë për një grup paralel me Neanderthalin, me prejardhje nga kjo popullatë, por që u nda përpara sesa ta bënin pararendësit e qenieve njerëzore moderne. Befasues për shkencëtarët ka edhe qenë prania e sekuencave gjenetike të “Denisovan” në popullatat moderne të Melanesisë. Kështu ofrohet një panoramë e re dhe më e ndërlikuar e historisë evoluese të qenieve njerëzore.

Sipas kuratorëve të studimit ka ekzistuar me shumë mundësi një grup që ka lënë Afrikën mes 300-400 mijë viteve më parë, nga ku rrodhën dy bërthamat e burrit të Neanderthalit, që u shpërnda në Evropë, dhe të Denisovan, i drejtuar për nga Lindja. Kur qeniet njerëzore moderne lanë Afrikën, rreth 70-80.000 vite më parë, takuan njeriun e Neanderthalit (takim që la gjurmë të ADN-së së tij në genomët e të gjithë jo-afrikanëve). Një tjetër grup më vonë hyri në kontakt me Denisovanët dhe gjurmë të këtij takimi mund të lexohen në genomat e melanezianëve.