Real Madridi pritet të rikthehet në fillim të sezonit 2021/22 në stadiumin e tyre ‘Santiago Bernabeu’, pas një mungese prej një viti e më shumë.
Orari i La Ligas për sezonin 2021/22 është konfirmuar tashmë dhe Real Madridi do të luajë tri ndeshjet e para të sezonit në udhëtim.
Ishte vet klubi mbretëror që kërkoi të luante në udhëtim për tre javët e para për të blerë kohë shtesë në mënyrë që të përgatisë Bernabeun për kthimin e tifozëve.
📅📝 Take note of our key @LaLigaEN 2021/22 fixtures! #HalaMadrid pic.twitter.com/qiwLZ9mpvE
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 30, 2021
Gjatë gjithë pandemisë, puna është kryer në stadium dhe ekipi luajti në Valdebebas ndërsa ndeshjet në Spanjë po zhvilloheshin me dyer të mbyllura.
Tani, me tifozët e vendosur të kthehen, Real Madridi ka një datë për ndeshjen e tyre të parë në shtëpi të sezonit të ri.
Do të jetë më 12 shtator, menjëherë pas një ndërprerje ndërkombëtare, dhe do të jetë kundër Celta Vigos, ndeshje kjo që do të jetë rikthimi i tyre në Bernabeu.
⏰ What time is it?
🏗️ Time for a new stadium update!
😍🏟️ Santiago Bernabéu pic.twitter.com/VA6QqszSCB— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 1, 2021
Mbetet të shihet nëse Bernabeu do të jetë gati të presë mbështetës për atë lojë. Kjo fundjavë e dytë e shtatorit, pra, është afati i parë i madh për këtë fazë aktuale të punës ndërtimore.
Në tre ndeshjet e para të sezonit, Real Madridi do të luajë në Alaves, Levante dhe Real Betis. /Telegrafi/