Princ Leka dhe Elia Zaharia më në fund do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre dhe për këtë kanë një datë.
Familja Mbretërore Shqiptare ka njoftuar zyrtarisht se çifti do të martohet më 8 tetor të këtij viti.
“Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë”, thotë në deklaratën zyrtare Oborri Mbretëror.
Elia Zaharia është vajza e aktores së njohur shqiptare Yllka Mujo e nderuar me titullin “Mjeshtre e Madhe”, ndërsa babai i saj Gjergj Zaharia punon prej më se 35-vjetësh në arsim.
Elia dhe vëllai i saj Amosi kanë ndjekur rrugën e nënës së tyre në fushën e regjisë kinematografike. /Telegrafi/
Komunikatë e Oborrit MbretërorFamilja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar…
Posted by Princ Leka on 2016-03-27