Telegrafi

Zbulohet data kur pritet Mbappe të prezantohet në Santiago Bernabeu

Saga e Kylian Mbappes më në fund ka përfunduar pasi francezi iu bashkua zyrtarisht Real Madridit më 3 qershor.

Pyetja e vetme e madhe tani është se kur do të prezantohet zyrtarisht ylli 25-vjeçar para tifozëve në Santiago Bernabeut?

Relevo duket se tashmë e ka përgjigjen, duke ofruar një datë se kur mund të prezantohet Mbappe në stadiumin e Real Madridit.

Lexo po ashtu Presidenti i La Ligës paralajmëron Real Madridin rreth Mbappes dhe euforisë rreth tij

Zbulimi madhështor është planifikuar për më 16 korrik, vetëm dy ditë pas finales së Euro 2024.

Arena prej 80,000 vendesh pritet të jetë e mbushur plot.

Imagjinoni sikur Mbappe të fitojë Eurot me Les Bleus. Mund të ketë shumë festime për të. /Telegrafi/