Një raport i ri sugjeron që Apple mund të zhvillojë një ngjarje të veçantë mediatike ditën e fundit të muajit mars.
Kjo ngjarje mund të pasohet nga lansimi i softuerit të ri dhe iPhone 9 të ri disa ditë më pas.
Ndoshta kjo është një thashetheme, por është një që duhet ta marrim në konsideratë.
Analistë me ndikim parashikuan që iPhone 9 i ri do të arrinte në mars, por kjo ishte para shpërthimit të koronavirusit.
Megjithatë, Ming-Chi Kuo ende beson se do të marrim këtë pajisje të re dhe disa surpriza të tjera nga Apple gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, dhe një raport i fundit nga iPhone-Ticker mund të konfirmojë këto parashikime.
Thashethemet e reja thonë se ne mund të dëshmojmë nisjen e iPhone 9 së shpejti. Besohet se Apple do të zhvillojë një ngjarje të veçantë për të zbuluar shërbime të reja të premten, më 31 Mars.
Ne gjithashtu mund të marrim produkte të reja nga Apple, ndoshta një mbushës të ri pa tel, një MacBook i ri, etj.
Thuhet gjithashtu se Apple mund të lansoj softuer të ri, iOS 13.4 më 1 Prill, dhe mbase iPhone i ri mund të arrijë më 3 Prill.
Kjo skemë planifikimi duket krejt e ngjashme me atë që pamë në 2018, kur Apple mbajti një ngjarje më 25 mars, kushtuar prezantimit të Apple News +, Apple Card dhe Apple Arcade.
Pastaj, më 27 Mars, ata mbajtën një ngjarje të përqendruar në edukim dhe iPad-ët e ri.
Tani, na mbetet vetëm të presim për konfirmim zyrtar ose thashetheme të reja që mbështesin këtë besim. /Telegrafi/