Hakerët kanë hyrë në bazën e të dhënave të kompanisë Jeep dhe kanë nxjerrë shumë të dhëna, për makinën që ka edhe pjesën për bartjen e mallrave.
Është zbuluar se do të quhet Scrambler dhe se do të lansohet në fillim të vitit që vjen, transmeton Telegrafi.
Vetura me 3.0-litra V6, është punuar mbi bazën e modelit Wrangler, ndërsa ka mundësi që t’i largohet tërësisht tavani.
Bazuar në imazhet e postuara, shihet konstrukti i gjerë dhe i lartë, si dhe disa elemente të ndërtimit të veturës. /Telegrafi/