Site icon Telegrafi

Zbulohet i dashuri i ri i Lana Del Rey

Lana Del Rey me të dashurin

Këto ditë, jeta private e këngëtares Lana Del Rey është në qendër të vëmendjes.

39-vjeçarja u kap dorë për dore me 56-vjeçarin Jeremy Dufrene në një festival në Leeds, Mbretërinë e Bashkuar.

Pas kësaj, ata u panë duke bërë blerje në Londër dhe më vonë duke darkuar në një restorant.

@chrislloydart #lanadelrey just walked past me and i lost it !!! #lana @Lana Del Rey #readingfestival #lanadelreyedit ♬ original sound – Chris Lloyd Art

Kush është Jeremy Dufrene?

I dashuri i ri i Lana Del Rey është baba i dy fëmijëve, i cili punon si kapiten dhe udhërrëfyes në ‘Airboat Tours by Arthur’.

Është një agjenci që lejon turistët të ngasin varkat në kënetat e Luizianës, të cilat janë plot me aligatorë, çafka, skifterë dhe kafshë të tjera që jetojnë atje, shkruan DailyMail.

Edhe mediat e huaja deklarojnë se Jeremy është një adhurues i madh i aligatorëve dhe ndonëse profili i tij në Instagram është i mbyllur për publikun, në foton e tij të profilit shihet duke pozuar mbi një aligator dhe duke e puthur në kokë.

Në biografinë e tij në faqen e agjencisë së lartpërmendur, shkruhet se më parë ka punuar në një fabrikë.

I dashuri i ri i Lana Del Rey

Ata njihen prej pesë vitesh

Lana dhe i dashuri i saj i ri u takuan në vitin 2019 kur ajo ishte vizitore në një nga turet turistike në moçal.

“Jeremy më lejoi të jem kapiten në turnetë me anije ajrore të Arthur”, shkroi ajo në atë kohë së bashku me disa foto së bashku në Facebook.

Gjithashtu, ai më pas ka publikuar edhe një foto të tyre duke pozuar së bashku dhe ka shkruar: “Nuk e di se me kë mund të hasësh… Ishte kënaqësi Lana”. /Telegrafi/

Lana Del Rey me të dashurin
Exit mobile version