Site icon Telegrafi

Zbulohet i dashuri i këngëtares Samanta Karavella?

Samanta Karavella (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Samanta Karavella, duket se po shijon një lidhje dashurie prej kohësh.

Kjo është dëshmuar së fundmi nga një material i emisionit “Prive”, në të cilin bëjnë me dije se artistja është në një romancë me një djalë shqiptar, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje kjo besohet të jetë edhe arsyeja që 31-vjeçarja është zhvendosur përtej oqeanit.

Zbulohet i dashuri i këngëtares Samanta Karavella? (Foto: Screenshot/Prive)

Megjithëse deri më tani akoma nuk është bërë një reagim nga krijuesja e hitit “Emnin tem”, as duke pohuar e mohuar një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Samanta Karavella

Ajo në anën tjetër po ecën tejet mirë edhe në karrierën muzikore, duke qenë se në vitin që lamë pas nisi punën për një album të ri të quajtur, “Mama”.

Nga ky album, Karavella ka lansuar vetëm dy këngë të titulluara “Mama” dhe “Jeta Ime”.

Në vazhdim pritet të shihet nëse do të zbulohet më shumë për lidhjen e tyre të dashurisë. /Telegrafi/

Exit mobile version