Hulumtuesit nga Virginia e Shteteve të Bashkuara, kanë zbuluar se krijesa misterioze që u gjet në ishullin Seram të Indonezisë, është trupi një balene të dekompozuar.
Bazuar në eshtrat dhe një pjesë të brendshme që shërben si filtër, për të ndaluar pjesët e panevojshme që i merr si ushqim, është gjetur se bëhet fjalë për këtë specie, transmeton Telegrafi.
Zgjatjet në lëkurë dhe gërvishtjet e shumta, janë shpjeguar si shkëputje e dhjamit dhe kafshime nga sulmuesit e ndryshëm.
Kur balenat ngordhin, trupi tyre fundoset në thellësi të detit, ndërsa në këtë rast ka mbetur ujë të cekët, derisa valët e kanë nxjerrë në bregdet.
Banorët e asaj pjese që ishin habitur me krijesën e pazakontë, tani po kërkojnë ndihmë që ta largojnë trupin nga aty dhe plazhi t’i kthehet normalitetit. /Telegrafi/