Në media është duke qarkulluar një çek prej 222 milionë eurosh që thuhet se shërbeu për thyerjen e klauzolës së sulmuesit brazilian, Neymar.
Neymar kompletoi të enjten transferimin e tij nga Barcelona tek Paris Saint-Germain, ndërsa të premten në mesditë u bë prezantimi i tij.
Ky transferim i sulmuesit brazilian theu të gjitha rekordet e transferimeve, pasi u thye klauzola prej 222 milionë eurosh që e kishte Neymar me klubin katalunas.
Megjithatë, transferimi i tij nuk ishte edhe aq i thjeshtë pasi fillimisht krerët e La Ligas e kundërshtuan pagesën me arsyen se po thyhen rregullat e Fair Play Financiar.
Por, tani sipas mediumit me bazë në Kataluni, Mundo Deportivo, është zbuluar çeku prej 222 milionë euro që ka shërbyer për thyerjen e klauzolës apo transferimin e yllit brazilian.
Sipas Mundo Deportivo, pagesa e klauzolës së sulmuesit është bërë nga ‘Qatar National Bank’ apo Banka Kombëtare e Katarit. /Telegrafi/