Sipas Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport, buxheti i transferimit të Milanit nuk do të ndryshojë pavarësisht marrjes së fundit nga “RedBird Capita l Partners”.
Kuqezinjtë duhet të forcojnë ekipin e tyre për të ruajtur titullin në Serie A në sezonin 2022-23, por sipas raportimeve në Itali, Paolo Maldini do të ketë vetëm 60 milionë euro në dispozicion për të bërë nënshkrime të reja në afatin kalimtar të verës.
Sipas Il Giornale dhe Sky Sport Italia, shefit të kuqezinjve do t’i jepen 45-50 milionë euro për të forcuar ekipin, por shuma mund të rritet me shitje.
RedBird Capita l Partners përfundoi marrjen e klubit vetëm disa javë më parë, por një pjesë e marrëveshjes është financuar nga ish-pronarët e Milanit, Elliott, kështu që buxheti i transferimit për sezonin e ardhshëm nuk do të rritet.
Sipas raportimeve, strategjia e klubit nuk do të ndryshojë, që do të thotë se kuqezinjtë do të kërkojnë më së shumti lojtarë të rinj, të talentuar që mund të rrisin vlerën e tyre nën drejtimin e Stefano Piolit. Paolo Maldini dhe Ricky Massara pritet të qëndrojnë në krye, duke zgjatur kontratat e tyre që skadojnë.
“Unë nuk shqetësohem shumë për çështjen Maldini-Massara, nuk kam dyshim se do të arrihet një marrëveshje me të cilën kjo dyshe, e cila ishte kaq e rëndësishme, do të vazhdojë me ne në vitet e ardhshme”, deklaroi presidenti i Milanit, Paolo Scaroni të hënën. /Telegrafi/
Il Giornale – Budget ristretto per il Milan, ma si procede verso il rinnovo di Maldini e Massara https://t.co/8KMe1GNfIS
— MilanNews.it (@MilanNewsit) June 21, 2022