Volkswagen zbuloi në muajin mars konceptin ID 2all, një makinë elektrike që do të kushtojë më pak se 25 mijë euro.
Automjeti i ri elektrik me çmim të përballueshëm nga Volkswagen do të ketë një rreze prej 450 kilometrave, transmeton Telegrafi.
Sipas VW, makina elektrike është e pajisur me një “me një motor, motor dhe teknologji karikuese efikase”.
Por, tani është zbuluar edhe brendësia e këtij modeli, për të cilin Volkswagen thotë se do të ketë hapësirë sa një Golf me një çmim sa një Polo.
Brendësia përmban një sistem info-argëtim modern me kontrolle të veçanta të volumit.
VW tha se ID 2all përfshin një vëllim hapësire prej 490-1,330 litrash.
Në pamjet e publikuara nga brendi, mund të shihet hapësira e madhe dhe veçantitë që posedon ky model elektrik. /Telegrafi/