Lionel Messi ka gjetur golin e parë me fanellën e PSG-së, në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt.
Gëzimi ishte i madh për zhbllokimin e argjentinasit, gjë që u vërejt në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes.
Menjëherë pas ndeshjes, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi bëri një vizitë në dhomat e zhveshjes së parisienëve për të uruar të gjithë lojtarët.
Ai u ndal edhe te Messi duke i thënë: “Vetëm një gol dhe përfundoi!”.
Après cette victoire face à Manchester City, le président Nasser Al-Khelaïfi est allé féliciter les joueurs dans le vestiaire ??#?????? pic.twitter.com/yR0biMPO1X
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 28, 2021
Këto fjalë u përcollën me një përqafim të tij ndaj argjentinasit.
PSG mori një fitore të madhe atë ndeshje, duke marr edhe kryesimin e grupit me 4 pikë, një më shumë se City. /Telegrafi/