Site icon Telegrafi

Zbulohet bastore ilegale në Vrapçisht

Gjatë një aksioni policor mbrëmë në fshatin Vrapçisht, është zbuluar një bastore që punonte ilegalisht.

Sipas SPB Tetovë, gjatë kontrollit të kryer dje rreth orës 21 në objekt janë gjetur dy persona nga Tetova, B.J. (21) dhe BF (24) si punonjës.

“Në objekt janë gjetur dhe janë sekuestruar: pesë televizorë, katër kompjuterë me kasa dhe monitorë, dy printerë, 10 buletine dhe 2,090 denarë”, thotë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Vijojnë aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit dhe pritet që të ngrihen procedura penale përkatëse.

Exit mobile version