Site icon Telegrafi

Zbulohet bashkëlojtari të cilin Bellingham e ka “shofer personal” për ta dërguar në stërvitje

Një nga shokët e skuadrës së Jude Bellingham në Real Madrid thuhet se e çon  lojtarin anglez në stërvitje tek qendra stërvitore Valdebebas.

Ylli i Anglisë është vendosur në jetën e Realit pa probleme, pasi ka shënuar 10 gola dhe tre asistime në 10 ndeshjet e tij të para në kryeqytetin spanjoll dhe ka fituar dy çmime ‘lojtari i muajit’ radhazi.

Jashtë fushës, Bellingham duket se ka krijuar gjithashtu lidhje të ngushta me shokët e tij në Real Madrid.

Në të vërtetë, sipas mediumit The Athletic, kur agjenda lejon Bellingham të jetë i lirë, ai del për darkë me Vinicius Jr dhe Eder Militao.

Lexo po ashtu Zbulohet formacioni më i vlefshëm në botë, tri klube evropiane kanë nga tre lojtarë

Për më tepër, kur mbërriti për herë të parë, 20-vjeçari thuhet se shkoi për një drekë me dy të ardhurit e tjerë të verës, Brahim Diaz dhe Arda Guler, në një dhomë private në restorantin e famshëm De Maria.

Që kur siguroi lëvizjen e tij fillestare prej mbi 100 milionë eurosh nga Borussia Dortmund në qershor, Bellingham duket se i ka magjepsur bashkëlojtarët e tij.

Lidhja e tij me Vinicius Jr në veçanti është aq e ngushtë sa ylli brazilian ndonjëherë e merr dhe e dërgon në stërvitje mesfushorin anglez.

“Nëna e tij është shumë e afërt me Bellinghma, ajo është shumë e rëndësishme. Ajo e ndihmon atë, e këshillon, e çon në Valdebebas dhe kur ajo nuk mundet, ai zakonisht shkon me makinën e Vinicius”, ka thënë një burim i klubit.

Në të vërtetë, Vinicius Jr i kishte shkruar Bellinghamit për disa muaj përpara lëvizjes së verës, duke u përpjekur ta bindte atë për bashkimin me Real Madridin. /Telegrafi/

Exit mobile version