Ekspertët kanë arritur t’i kuptojnë më mirë mekanizmat trunor të cilët janë të përfshirë në shfaqjen e migrenës, dhe në bazë të tyre kanë prodhuar barna të reja të cilat i ndërpresin këto mekanizma.
Rezultatet e hulumtimeve klinike të barit të ri do të publikohen brenda këtij muaji nga Shoqata amerikane për mjekimin kokëdhimbjeve.
Migrena është formë e veçantë e kokëdhimbjes e cila zakonisht paraqitet në njërën anë, ndërsa është tri herë më e shpeshtë te femrat sesa te meshkujt.